SUPLEMENTE DHE USHQIME

Webber Naturals Melatonin Magnesium 10/150mg x 60 Tablets

Suplement ushqimor me dozë të lartë, i formuluar për të mbështetur rregullimin e ciklit natyral të gjumit dhe për të përmirësuar cilësinë e gjumit, duke kombinuar veprimin e melatoninës dhe magnezit për relaksim dhe funksion normal të sistemit nervor.
In stock
SKU
Webb23
Special Price 1 600 Lekë Regular Price 2 000 Lekë
-20%

Suplementi Webber Naturals Melatonin Magnesium kombinon melatoninën dhe magnezin për të mbështetur gjumin e qetë, relaksimin dhe mirëqenien e përgjithshme gjatë natës.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Melatonina (10 mg)-> Hormon natyral i organizmit që luan rol kyç në rregullimin e ciklit gjumë–zgjim. Në këtë formulim, ajo ndihmon në rregullimin e ritmit cirkadian, duke lehtësuar rënien në gjumë, përmirësuar cilësinë e gjumit dhe ndihmuar në përshtatjen e orës biologjike në raste të çrregullimeve të gjumit.
  • Magnezi (150 mg)-> Mineral esencial i përfshirë në shumë procese biologjike në organizëm dhe ka rol të rëndësishëm në funksionimin normal të sistemit nervor dhe muskujve. Ai kontribuon në relaksimin muskulor, reduktimin e tensionit nervor dhe mbështet gjendjen e qetësisë fizike dhe mendore, duke ndihmuar në përgatitjen e trupit për gjumë më cilësor. 

Kombinimi i melatoninës me magnezin krijon një efekt të balancuar ku melatonina ndihmon në sinjalizimin e gjumit, ndërsa magnezi mbështet relaksimin e trupit dhe sistemit nervor, duke kontribuar në një gjumë më të qetë dhe rigjenerues.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Suplementi ndihmon në funksionimin normal të sistemit nervor. 
  2. Promovon relaksim të muskujve dhe uljen e tensionit neuromuskular. 
  3. Redukton ndjesinë e stresit dhe nxit qetësinë fizike. 
  4. Kontribuon në mirëfunksionimin e proceseve fiziologjike që lidhen me cilësinë e gjumit. 
  5. Kontributin në funksionin normal të muskujve dhe metabolizmin e energjisë.

Suplementi Webber Naturals Melatonin Magnesium është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 tabletë 30–60 minuta para gjumit. Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Merreni këtë suplement vetëm një herë në ditë, sipas udhëzimit të përshkruar.

Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas ushqimit, nëse është e mundur.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Këshillohet konsultimi me mjekun ose farmacistin tuaj nëse jeni shtatzënë ose jeni ne periudhën e gjidhënies, përpara përdorimit të këtij suplementi.

Të mbahet larg fëmijëve. 

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Mos drejtoni automjet dhe mos përdorni makineri për 5 orë pas marrjes së melatoninës.

60 Tableta.
Ingredients Amount per Serving % Daily Value

Melatonin

10 mg *

Magnesium (citrate, fumarate, oxide, succinate, malate)

150 mg *

Other Ingredients; Microcrystalline Cellulose, Coating (Carbohydrate Gum, Titanium Dioxide, Polydextrose, Triacetin, Polyethylene Glycol, Glycerin), Stearic Acid, Vegetable Grade Magnesium Stearate (Lubricant), Silica.

Back to Top