SUPLEMENTE DHE USHQIME

Webber Naturals No Flush Niacin 500mg x 90 Capsules

Suplement ushqimor që përmban niacinë (vitaminë B3) në formë “no flush”, i formuluar për të përmirësuar metabolizmin energjetik dhe shëndetin kardiovaskular pa shkaktuar efektin e skuqjes së lëkurës, duke kontribuar gjithashtu në ruajtjen e niveleve normale të lipideve në gjak.
In stock
SKU
Webb24
Special Price 2 000 Lekë Regular Price 2 500 Lekë
-20%

Suplementi Webber Naturals No Flush Niacin 500 mg ofron një formë me fuqi të lartë të niacinës (vitaminë B3), e cila përmirëson shëndetin kardiovaskular, metabolizmin e energjisë dhe mirëqenien e përgjithshme, pa shkaktuar efektin e skuqjes që zakonisht lidhet me niacinën standarde. Kjo formulë me çlirim të zgjatur mundëson përdorim të përshtatshëm të përditshëm.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre në këtë suplement janë:

  • Niacina (Vitamina B3)-> Një vitaminë thelbësore e grupit B, e cila luan një rol të rëndësishëm në proceset metabolike të organizmit. Ajo kontribuon në shndërrimin e ushqimit në energji duke marrë pjesë në metabolizmin e karbohidrateve, yndyrnave dhe proteinave. Gjithashtu, niacina kontribuon në funksionin normal të sistemit nervor, ndihmon në ruajtjen e shëndetit të lëkurës dhe kontribuon në funksionimin normal të sistemit kardiovaskular, përfshirë ruajtjen e niveleve normale të lipideve në gjak kur merret në doza të përshtatshme. 
  • Inositoli-> Substancë natyrale e ngjashme me vitaminat e kompleksit B, e cila gjendet në mënyrë të natyrshme në organizëm dhe në disa ushqime. Ai luan një rol të rëndësishëm në funksionimin qelizor, duke marrë pjesë në sinjalizimin e brendshëm të qelizave dhe në metabolizmin e yndyrnave. Inositoli gjithashtu kontribuon në mbështetjen e funksionit normal të sistemit nervor dhe është i përfshirë në procese që lidhen me ekuilibrin emocional dhe funksionin metabolik të trupit.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Kontribuon në ruajtjen e niveleve të shëndetshme të kolesterolit dhe funksionin kardiovaskular. 
  2. Ndihmon në prodhimin e energjisë dhe metabolizëm. 
  3. Suplementi vjen me një formulë “no flush” për përdorim më të rehatshëm dhe pa skuqje të lëkurës.
  4. Promovon mirëqenie dhe vitalitet të përgjithshëm. 
  5. E përshtatshme për vegjetarianë, pa OMGJ dhe pa gluten.

Suplementi Webber Naturals No Flush Niacin 500 mg Capsules është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës.

Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanudar ditore.

Këshillohet konsultimi me mjekun ose farmacistin tuaj nëse jeni shtatzënë ose jeni ne periudhën e gjidhënies, përpara përdorimit të këtij suplementi.

Të mbahet larg fëmijëve.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

90 Kapsula.
Ingredients Amount per Serving % Daily Value

Niacin

500 mg *

Inositol

120 mg *

Other Ingredients; Microcrystalline Cellulose, Gelatin Capsule (Gelatin, Purified Water), Vegetable Grade Magnesium Stearate (Lubricant).

Back to Top