SUPLEMENTE DHE USHQIME

Webber Naturals Omega 3-6-9 1200mg x 180 Softgels

Suplement ushqimor që përmban një kombinim të balancuar të acideve yndyrore esenciale Omega-3, Omega-6 dhe Omega-9, i formuluar për të përmirësuar shëndetin kardiovaskular, funksionin e trurit dhe mirëqenien e përgjithshme të organizmit.

In stock
SKU
Webb25
Special Price 2 800 Lekë Regular Price 3 500 Lekë
-20%

Suplementi Webber Naturals Omega 3-6-9 ofron një spektër të plotë të acideve yndyrore esenciale (EFA), të cilat ndihmojnë në përmirësimin e funksionit të trurit dhe shëndetit të zemrës.

Shtimi i vajit të farës së lirit dhe vajit të farës së borazhit në këtë formulë siguron që organizmi të marrë një balancë të shëndetshme të EFA-ve nga vajrat e peshkut të egër të pasur me omega dhe nga vajrat bimorë, për ruajtjen e shëndetit të mirë. 

Teknologjia unike e kapsulës së butë me veshje enterike transparente përmirëson përthithjen dhe garanton mungesën e shijes së pakëndshme të peshkut!

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Vaji i peshkut (Fish Oil – EPA/DHA)-> Vaji i peshkut është burim i acideve yndyrore Omega-3, kryesisht EPA (acid eikosapentaenoik) dhe DHA (acid dokosaheksaenoik). Këto acide yndyrore kontribuojnë në përmirësimin e funksionit normal të zemrës, qarkullimit të gjakut dhe funksionit të trurit. DHA gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e funksionit normal të shikimit. 
  • Vaji i farës së lirit (Flaxseed Oil)-> Vaji i farës së lirit është një burim bimor i acidit alfa-linolenik (ALA), një Omega-3 me origjinë bimore. Ai mbështet ekuilibrin e acideve yndyrore në organizëm dhe kontribuon në shëndetin kardiovaskular, si dhe në mirëmbajtjen e lëkurës dhe funksioneve të përgjithshme metabolike.
  • Vaji i farës së borazhit (Borage Oil)-> Vaji i borazhit është i pasur me acid gama-linolenik (GLA), një Omega-6 që ndihmon në mbështetjen e shëndetit të lëkurës dhe mund të kontribuojë në ruajtjen e funksionit normal hormonal dhe reduktimin e shqetësimeve të lidhura me ciklin menstrual. Gjithashtu mbështet elasticitetin dhe hidratimin e lëkurës. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Kontribuon në funksionin e shëndetshëm të zemrës dhe të sistemit të qarkullimit të gjakut. 
  2. Ndihmon në zhvillimin e trurit dhe ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm njohës (kognitiv). 
  3. Ndihmon në uljen e shqetësimeve si lëkura e thatë, flokët pa shkëlqim dhe thonjtë e brishtë. 
  4. Ofron një raport të shëndetshëm të acideve yndyrore esenciale (EFA), të cilat shpesh mund të mungojnë në dietën moderne tipike. 
  5. Suplementi vjen në formën e kapsulave të buta xhelatinoze, e cila e bën më të thjeshtë dhe praktik përdorimin.

Suplementi Webber Naturals Omega 3-6-9 1200mg është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 2 kapsula të buta xhelatinoze tri herë në ditë, nëse është e mundur pas vakteve ushqimore kryesore të ditës.

Kapsulat të gëlltiten me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Këshillohet konsultimi me mjekun ose farmacistin tuaj nëse jeni shtatzënë ose jeni ne periudhën e gjidhënies, përpara përdorimit të këtij suplementi.

Të mbahet larg fëmijëve. 

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

180 Softgels/ Kapsula të buta xhelatinoze.
Ingredients Amount per Serving

Fish Oil Concentrate (anchovy, sardine, and/or mackerel)

400 mg

  -Omega-3 Eicosapentaenoic Acid (EPA)

70 mg

  -Omega-3 Docosahexaenoic Acid (DHA)

45 mg

Flaxseed Oil (Linum usitatissimum) (seed)

400 mg

  -Omega-3 Alpha-Linolenic Acid (ALA)

200 mg

  -Omega-9 Oleic Acid (OA)

52 mg

Borage Oil (Borago officinalis) (seed)

400 mg

  -Omega-6 Gamma-Linolenic Acid (GLA)

80 mg

  -Omega-9 Oleic Acid (OA)

56 mg

Other Ingredients; Clear Enteric Softgel Capsule (Gelatin, Glycerin, Purified Water, Pectin, Sorbitol), Natural Vitamin E.

Back to Top