Webber Naturals Omega-3 EPA/DHA 150mg x 90 Gummies
Webber Naturals Omega-3 EPA/DHA 150 mg Gummies është një suplement me acide yndyrore esenciale omega-3 EPA dhe DHA, të përftuara nga vaji i peshkut, të cilat kontribuojnë në funksionimin normal të trurit dhe në ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm. Çdo gummy (haribo e përtypshme) siguron 50 mg omega-3, duke përfshirë EPA dhe DHA, ndërsa një dozë prej 3 gummies (haribo të përtypshme) siguron gjithsej 150 mg EPA dhe DHA, duke ofruar një mënyrë praktike për të plotësuar marrjen ditore të omega-3.
Formula është e përgatitur me pektinë natyrale, pa xhelatinë dhe ofron një alternativë të këndshme ndaj vajit tradicional të peshkut. Haribot kanë shije natyrale portokalli dhe limoni, pa shije të pakëndshme peshku, dhe nuk përmbajnë ngjyrues, konservues apo ëmbëlsues artificialë; gjithashtu janë pa qumësht, grurë, gluten, maja, sojë, vezë, molusqe, fruta arrore dhe OMGJ.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Vaj peshku -> Burim natyral i acideve yndyrore omega-3 EPA dhe DHA, të cilat kontribuojnë në mirëmbajtjen e shëndetit të përgjithshëm dhe mbështetjen e funksionit të trurit.
- EPA (Acid Eikosapentaenoik) -> Acid yndyror esencial omega-3 që merr pjesë në funksione të rëndësishme të organizmit dhe kontribuon në mirëmbajtjen e shëndetit të përgjithshëm.
- DHA (Acid Dokosaheksaenoik) -> Acid yndyror omega-3 me rol të rëndësishëm në funksionimin normal të trurit dhe sistemit nervor.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Ndihmon në plotësimin e marrjes së omega-3 në mënyrë të thjeshtë dhe të këndshme për personat që nuk konsumojnë mjaftueshëm peshk në dietën e tyre.
- Përmirëson shëndetin kognitiv dhe funksionin e trurit, falë përmbajtjes së EPA dhe DHA.
- Nuk lë shije të pakëndshme peshku, duke e bërë më të lehtë përfshirjen e omega-3 në rutinën e përditshme.
- Formula është pa xhelatinë dhe e certifikuar për pastërti, fuqi dhe qëndrueshmëri.
- Suplementi vjen në formë të haribove të përtypshme me shije natyrale portokalli dhe limoni, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.
Suplementi Webber Naturals Omega-3 EPA/DHA 150 mg është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 3 haribo të përtypshme në ditë, njëherësh, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Këshillohet konsultimi me mjekun ose farmacistin përpara përdorimit të këtij suplementi nëse jeni shtatzënë, nëse ushqeni me gji ose nëse jeni në një trajtim me medikamente.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat ushqyese për 1 haribo të përtypshme |
|
Vaj peshku (ançovi/sardele) |
88 mg |
|
└ Acide yndyrore Omega-3 |
50 mg |
|
└ Acid Eikosapentaenoik (EPA) |
8 mg |
|
└ Acid Dokosaheksaenoik (DHA) |
42 mg |
Përbërësit jo-mjekësorë: Sheqer kallami, shurup glukoze, ujë i pastruar, pektinë, aromatizues natyralë, acid citrik, citrat natriumi, ngjyrues natyral (ekstrakt anatoje), vaj palme, dyll karnauba.