Vitamina dhe Suplemente

Webber Naturals Oregano Oil 180mg x 90 Softgels

Suplement me përqendrim të lartë të vajit të rigonit të egër mesdhetar, i standardizuar për përmbajtjen e karvakrolit, përbërësit të tij kryesor aktiv, që ofron mbështetje antioksiduese dhe kontribuon në funksionimin normal të sistemit tretës dhe sistemit imunitar.
In stock
SKU
Webb48
Special Price 2 240 Lekë Regular Price 2 800 Lekë
-20%

Webber Naturals Oregano Oil 180 mg është një suplement me vaj rigoni të egër mesdhetar, i përftuar nga bimë të mbledhura me dorë dhe i përpunuar me distilim me avull për të ruajtur pastërtinë dhe përqendrimin e përbërësve të tij. Formula përmban vaj rigoni të standardizuar me një përmbajtje të garantuar prej të paktën 80% karvakrol, përbërësi kryesor aktiv i tij, dhe ofron mbështetje antioksiduese për ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm.

Formula plotësohet me vitaminë E, e njohur për vetitë e saj antioksiduese, dhe përmban vaj ulliri ekstra të virgjër organik, të presuar në të ftohtë, i përdorur si bazë e formulimit. 

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Vaj rigoni -> Vaji i rigonit, i standardizuar për të përmbajtur të paktën 80% karvakrol, vepron si antioksidant dhe kontribuon në ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm.
  • Vitamina E-> Vepron si antioksidant dhe ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ndihmon në plotësimin e nevojave ditore për antioksidantë, veçanërisht në periudhat kur organizmi përballet me stres oksidativ.
  2. Ofron një përqendrim të garantuar të karvakrolit, duke siguruar një formulë të standardizuar dhe të qëndrueshme. 
  3. Është një alternativë praktike për personat që nuk preferojnë vajin e lëngshëm të rigonit. 
  4. Kombinohet me vitaminë E dhe vaj ulliri ekstra të virgjër, duke ofruar një formulë të përshtatshme për përfshirjen e vajit të rigonit në rutinën e përditshme. 
  5. Suplementi vjen në formë të kapsulave të buta xhelatinze, e cila e bën të lehtë dhe praktik përdorimin.

Suplementi Webber Naturals Oregano Oil 180 mg është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë të butë xhelatinoze në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet me disa orë diferencë nga suplementet që përmbajnë hekur, zink, kalcium ose bakër.

Ky suplement nuk rekomandohet të përdoret gjatë periudhës së shtatzënisë ose ushqyerjes me gji.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

90 Kapsula të buta xhelatinoze.
Përbërësit Vlerat ushqyese për 1 kapsulë të butë xhelatinoze

Vaj rigoni organik (Origanum vulgare) (gjethe) (80% karvakrol)

180 mg

Vitaminë E (d-alfa tokoferol) (Helianthus annuus) (farë)

1,49 IU (1 mg AT)

Përbërësit jo-mjeksësorë: Kapsulë softgel (xhelatinë, glicerinë, ujë), vaj ulliri organik.

Back to Top