Webber Naturals Osteo Joint Ease with InflamEase and Glucosamine-Chondroitin-MSM x 80 Caplets
Suplementi Osteo Joint Ease ka një formulë të avancuar për mbështetjen e shëndetit të kyçeve, e cila kombinon përbërës strukturorë si glukozamina, kondroitina dhe MSM me një kompleks antioksidant dhe anti-inflamator me bazë bimore, për të ndihmuar në lehtësimin e dhimbjeve të kyçeve dhe në mbrojtjen e kërcit.
Përbërësit kryesorë të këtij suplementi dhe vetitë e tyre janë:
- Glukozamina-> Përbërës natyral që gjendet në organizëm dhe luan rol të rëndësishëm në formimin dhe mirëmbajtjen e kërcit. Ajo ndihmon në mbështetjen e strukturës së kyçeve dhe kontribuon në ruajtjen e lëvizshmërisë normale.
- Kondroitina (Chondroitin Sulfate)-> Komponent strukturor i kërcit që ndihmon në ruajtjen e elasticitetit dhe hidratimit të tij. Ajo mbështet funksionin normal të kyçeve dhe kontribuon në ngadalësimin e proceseve degjenerative të kërcit.
- MSM (Metilsulfonilmetan)-> MSM është një burim natyral i squfurit organik, i cili luan rol në formimin e indeve lidhëse. Ai përdoret shpesh për mbështetjen e komfortit të kyçeve dhe për vetitë e tij të mundshme anti-inflamatore.
- InflamEase (kompleks antioksidant bimor)-> InflamEase është një përzierje e patentuar e ekstrakteve bimore dhe frutave me veti antioksiduese. Ai ndihmon në reduktimin e stresit oksidativ dhe mbështet përgjigjen natyrale anti-inflamatore të organizmit, duke kontribuar në lehtësimin e shqetësimeve të kyçeve.
- Mangan-> Kontribuon në formimin normal të indit lidhor dhe shëndetin e kockave.
- Bori-> Mbështet metabolizmin e mineraleve të rëndësishme për kockat dhe kyçet.
- Acidi hialuronik-> Ndihmon në lubrifikimin e kyçeve dhe ruajtjen e fleksibilitetit të tyre.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të kyçeve të lidhura me osteoartritin.
- Mbron kundër degradimit të kërcit të kyçeve.
- Kontribuon në ruajtjen e kërcit dhe kyçeve të shëndetshme.
- Ka një formulë të pasur me antioksidantë.
Suplementi Osteo Joint Ease është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 2 tableta në ditë, preferueshëm një tabletë në mëngjes dhe një tabletë në darkë.
Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas vakteve ushqimore dhe tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.
Këshillohet konsultimi me mjekun ose farmacistin tuaj nëse jeni shtatzënë ose jeni ne periudhën e gjidhënies, përpara përdorimit të këtij suplementi.
Të mbahet larg fëmijëve.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
Përdoreni për të paktën një muaj për të vërejtur efekte të dobishme.
| Ingredients | Amount per Serving |
|
Glucosamine Sulfate (glucosamine sulfate potassium chloride from shrimp/crab exoskeleton) |
750 mg |
|
MSM (methylsulfonylmethane) |
300 mg |
|
Chondroitin Sulfate (chondroitin sulfate sodium from bovine cartilage) |
200 mg |
|
InflamEase Fruit and Botanical Complex: |
|
|
Fruit Blend (standardized to 76% polyphenols) |
100 mg |
|
Proprietary Fruit Blend of: Grape (Vitis vinifera), Pomegranate (Punica granatum), Strawberry (Fragaria vesca), Cranberry (Vaccinium macrocarpon), Blueberry (Vaccinium corymbosum), Raspberry (Rubus idaeus), Bilberry (Vaccinium myrtillus) |
|
|
Boswellia Extract (Boswellia serrata) (gum oleoresin) (standardized to 60% boswellic acids) |
50 mg |
|
Turmeric 25:1 Extract (Curcuma longa) (rhizome) |
20 mg |
|
Hyaluronic Acid |
7.5 mg |
|
Manganese (manganese (II) sulfate monohydrate) |
0.75 mg |
|
Boron (sodium borate decahydrate) |
0.225 mg |
Other Ingredients; Croscarmellose Sodium, Hydroxypropylcellulose, Microcrystalline Cellulose, Methylcellulose, Stearic Acid, Coating (Carbohydrate Gum, Maltodextrin, Medium Chain Triglycerides), Silica, Vegetable Grade Magnesium Stearate (Lubricant).