Vitamina dhe Suplemente

Webber Naturals Quercetin 500mg x 60 Capsules

Suplement me kuercetinë, një bioflavonoid me veprim antioksidues, i cili kontribuon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ, në mbrojtjen e enëve të gjakut dhe në ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm.
In stock
SKU
Webb49
Special Price 3 120 Lekë Regular Price 3 900 Lekë
-20%

Webber Naturals Quercetin 500 mg është një suplement me kuercetinë, një bioflavonoid me origjinë bimore dhe antioksidant natyral që gjendet në fruta dhe perime të ndryshme. Kuercetina ndihmon në mbrojtjen e organizmit nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira dhe kontribuon në ruajtjen e shëndetit të enëve të gjakut, duke e bërë këtë suplement një zgjedhje të përshtatshme për mbështetjen e shëndetit të përgjithshëm.

Kuercetina përdoret gjithashtu në mjekësinë bimore për mbrojtjen e kapilarëve dhe enëve të gjakut dhe mund të ndihmojë në përthithjen dhe përdorimin e vitaminës C, duke kontribuar në përmirësimin e funksionimit normal të sistemit imunitar. Formula me 500 mg kuercetinë për kapsulë është e përshtatshme për vegjetarianët dhe ofron një mënyrë praktike për të përfshirë këtë bioflavonoid me origjinë bimore në rutinën e përditshme. 

Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:

  • Kuercetinë -> Bioflavonoid me origjinë bimore dhe antioksidant natyral që ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira dhe kontribuon në ruajtjen e shëndetit të enëve të gjakut. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë: 

  1. Ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ i shkaktuar nga radikalet e lira.
  2. Kontribuon në ruajtjen e shëndetit të kapilarëve dhe enëve të gjakut. 
  3. Ndihmon në përthithjen dhe përdorimin e vitaminës C në organizëm. 
  4. Ofron mbështetje antioksiduese për organizmin, veçanërisht në periudhat kur kërkesat antioksiduese mund të jenë më të larta. 
  5. Suplementi vjen në formë kapsule, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.

Suplementi Webber Naturals Quercetin 500 mg është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Rekomandohet të konsultoheni me mjekun për përdorim përtej 12 javësh.

Këshillohet konsultimi me mjekun ose farmacistin përpara përdorimit të këtij suplementi nëse jeni shtatzënë, nëse ushqeni me gji ose nëse jeni në një trajtim me medikamente.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

60 Kapsula.
Përbërësit Vlerat ushqyese për 1 kapsulë

Kuercetinë (bioflavonoide)

500 mg

Përbërësit jo-mjekësorë: Kapsulë vegjetariane (gomë karbohidrate, ujë i pastruar), celulozë mikrokristaline, acid stearik, stearat magnezi me origjinë bimore (lubrifikant), silicë.

Back to Top