Vitamina dhe Suplemente

Webber Naturals SAMe 200mg x 30 Tablets

Suplement ushqimor me S-adenozilmetioninë (SAMe), i formuluar për të ndihmuar në ruajtjen e ekuilibrit të humorit, lehtësimin e dhimbjeve të kyçeve të lidhura me osteoartritin dhe përmirësimin e funksionit të mëlçisë.
In stock
SKU
Webb51
Special Price 3 120 Lekë Regular Price 3 900 Lekë
-20%

Webber Naturals SAMe 200 mg është një suplement ushqimor që përmban S-adenozilmetioninë (SAMe), një përbërës që gjendet natyrshëm në organizëm dhe merr pjesë në procese të rëndësishme biologjike. Formula është krijuar për të ndihmuar në ruajtjen e një ekuilibri të shëndetshëm të humorit, në lehtësimin e dhimbjeve të lidhura me osteoartritin dhe në mbështetjen e funksionit normal të mëlçisë.

SAMe kontribuon gjithashtu në ruajtjen e shëndetit të kërcit dhe merr pjesë në prodhimin e disa përbërësve të rëndësishëm për strukturën dhe funksionimin e kyçeve. Vepron në mënyrë të ndërlidhur me lëndë ushqyese të tjera, përfshirë acidin folik dhe vitaminën B12, të cilat kanë rol të rëndësishëm në funksionimin normal të sistemit nervor.

Tabletat kanë çlirim të vonuar dhe veshje të veçantë, e cila ndihmon në mbrojtjen dhe stabilitetin e përbërësit aktiv, si edhe në përmirësimin e biodisponueshmërisë së tij. Formula nuk përmban ngjyrues, konservues apo ëmbëlsues artificialë dhe është pa produkte qumështi, sojë, niseshte, grurë dhe maja.

Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:

  • S-adenozilmetionina (SAMe) –> Është një përbërës natyral i organizmit që merr pjesë në procese të rëndësishme metabolike dhe përdoret në këtë formulim për mbështetjen e ekuilibrit të humorit, lehtësimin e dhimbjeve të lidhura me osteoartritin dhe mbështetjen e funksionit të mëlçisë. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë: 

  1. Ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të shëndetshëm të humorit.
  2. Ndihmon në lehtësimin e shqetësimeve të kyçeve të lidhura me osteoartritin. 
  3. Ndihmon në përmirësimin e funksionit të mëlçisë. 
  4. Pa ngjyrues, konservues dhe ëmbëlsues artificialë. 
  5. Formulë me çlirim të vonuar për përthithje të optimizuar. 
  6. Suplementi vjen në formë tablete, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.

Webber Naturals SAMe 200 mg është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur sipas udhëzimeve të mëposhtme.

SAMe duhet të merret gjithmonë me stomak bosh dhe duhet të merret për një periudhë minimale prej 2 javësh, kohë në të cilën pritet të vërehen efektet. 

  • Për ekuilibrin e humorit: Rekomandohet të merrni 1–4 tableta, 2 herë në ditë, ose sipas udhëzimit të mjekut. Konsultohuni me mjekun për përdorim përtej 6 javësh.
  • Për dhimbjet e lidhura me osteoartritin: Rekomandohet të merrni 1–3 tableta, 2 herë në ditë, pa tejkaluar 6 tableta në ditë, ose sipas udhëzimit të mjekut. Konsultohuni me mjekun për përdorim përtej 12 javësh. 

Pas 2 javësh, ulni dozën ditore në 1 tabletë në ditë, ose ndiqni udhëzimin e mjekut.

Këshillohet konsultimi me mjekun përpara përdorimit të këtij suplementi, nëse jeni në një trajtim me medikamente.

Ky suplement nuk këshillohet të përdoret gjatë periudhës së shtatzënisë ose gjidhënies.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

30 Tableta.
Përbërësit Vlerat ushqyese për 1 tabletë

S-Adenozilmetioninë (SAMe)

200 mg

 

Përbërësit jo-mjeksësorë: Celulozë mikrokristaline, veshje (talk, argininë, glicerinë, stearat magnezi me origjinë bimore (lubrifikant), silicë, alginat natriumi), acid stearik, stearat magnezi me origjinë bimore (lubrifikant), hidroksid magnezi, silicë, oksid kalciumi.

Back to Top