Webber Naturals Sesame Street Probiotic 1 Billion Active Cells x 50 Gummies
Webber Naturals Sesame Street Probiotic 1 Billion Active Cells Gummies është një suplement probiotik i krijuar posaçërisht për fëmijët mbi moshën 3 vjeç, që ofron 1 miliard qeliza aktive të Bacillus coagulans për çdo gummy (haribo të përtypshme) për të ndihmuar në mbështetjen e shëndetit të zorrëve dhe të sistemit gastrointestinal, si dhe në ruajtjen e një flore të favorshme të zorrëve.
Haribot kanë shije natyrale të frutave të pyllit, janë me bazë pektine dhe pa xhelatinë, duke i bërë të përshtatshme për veganët dhe të lehta për t'u konsumuar nga fëmijët. Formula nuk përmban ngjyrues, konservues ose ëmbëlsues artificialë dhe është pa qumësht, grurë, gluten, maja, sojë, vezë, peshk, fruta deti, fruta arrore dhe OMGJ.
Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:
- Bacillus coagulans (MTCC 5856) -> Probiotik që ndihmon në përmirësimin e shëndetit intestinal dhe gastrointestinal dhe mund të kontribuojë në ruajtjen e një flore të favorshme të zorrëve.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Ndihmon në ruajtjen e një flore të favorshme të zorrëve, duke kontribuar në ekuilibrin e mikroflorës intestinale.
- Kontribuon në përmirësimin e shëndetit intestinal dhe funksionimin normal të sistemit gastrointestinal te fëmijët.
- Ofron një sasi të garantuar prej 1 miliard qelizash aktive probiotike për çdo haribo të përtypshme, duke siguruar një burim të qëndrueshëm të Bacillus coagulans.
- Është i përshtatshëm për përdorim te fëmijët mbi moshën 3 vjeç .
- Suplementi vjen në formën e haribove të përtypshme me shije natyrale të frutave të pyllit, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.
Suplementi Webber Naturals Sesame Street Probiotic 1 Billion Active Cells është i përshtatshëm për përdorim tek të rritur dhe fëmijë mbi moshën 3 vjeç.
Për të gjitha moshat rekomandohet të marrin 2 haribo të përtypshme në ditë, nëse është e mundur pas vakteve ushqimore kryesore të ditës.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Nëse jeni në një trajtim me barna antibiotikë ose antimykotikë, ky suplement duhet të merret në një diferencë kohore prej 2-3 orësh.
Këshillohet konsultimi me mjekun ose farmacistin përpara përdorimit të këtij suplementi nëse jeni shtatzënë, nëse ushqeni me gji ose nëse jeni në një trajtim me medikamente.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat ushqyese për 1 haribo të përtypshme |
|
1 miliard qeliza aktive të shtamit probiotik të kultivuar në mënyrë të veçantë: Bacillus coagulans (MTCC 5856) (qelizë e plotë) |
1 miliard CFU |
Përbërësit jo-mjekësorë: Shurup tapioke organike, sheqer kallami organik, pektinë, aromatizues natyralë (fruta të përziera të pyllit), acid citrik, citrat natriumi, ngjyrues natyralë (manaferra maqui organike, lëng karrote të zezë organike), niseshte misri, agjent veshës (vaj luledielli organik, dyll karnauba), maltodekstrinë.