Vitamina dhe Suplemente

Webber Naturals St. John’s Wort 300mg x 90 Capsules

Suplement bimor me ekstrakt të standardizuar të kantarionit (Hypericum perforatum), i formuluar për të ndihmuar në lehtësimin e shqetësimit dhe nervozizmit, në ruajtjen e një ekuilibri të shëndetshëm të humorit dhe në përmirësimin e çrregullimeve të gjumit të lidhura me çekuilibrin e humorit.
In stock
SKU
Webb54
Special Price 2 000 Lekë Regular Price 2 500 Lekë
-20%

Webber Naturals St. John’s Wort 300 mg është një suplement bimor me ekstrakt të standardizuar të kantarionit (Hypericum perforatum), i përdorur tradicionalisht në mjekësinë bimore për të ndihmuar në lehtësimin e nervozizmit dhe shqetësimit, në ruajtjen e një ekuilibri të shëndetshëm të humorit dhe në lehtësimin e çrregullimeve të gjumit të lidhura me çekuilibrin e humorit.

Ekstrakti është i standardizuar në 0,3% hipericinë, duke siguruar një përqendrim të përcaktuar të këtij përbërësi në çdo dozë. Kantarioni është një bimë e përdorur tradicionalisht në mjekësinë bimore për mbështetjen e qetësisë, ekuilibrit të humorit dhe cilësisë së gjumit, duke e bërë këtë formulë të përshtatshme për personat që përjetojnë nervozizëm, shqetësim ose çrregullime të gjumit të lidhura me humorin.

Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:

  • Ekstrakt kantarioni (Hypericum perforatum) –> Përdoret për të ndihmuar në lehtësimin e nervozizmit dhe shqetësimit, si dhe në përmirësimin e ekuilibrit të shëndetshëm të humorit dhe gjumit. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ndihmon në qetësimin e nervozizmit dhe shqetësimit.
  2. Kontribuon në ruajtjen e një humori të ekuilibruar. 
  3. Ndihmon në përmirësimin e cilësisë së gjumit. 
  4. Mund të ndihmojë në krijimin e një rutine më të qetë para gjumit. 
  5. Përbërës me origjinë bimore, i përshtatshëm për përdorim të përditshëm. 
  6. Suplementi vjen në formë kapsule, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.

Webber Naturals St. John’s Wort 300 mg është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë tri herë në ditë, nëse është e mundur pas vakteve ushqimore kryesore të ditës. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Konsultohuni me mjekun përpara përdorimit të këtij suplementi nëse merrni barna të tjera, veçanërisht kontraceptivë, antidepresivë, antikoagulantë, barna për migrenën, epilepsinë, HIV-in, sëmundjet e zemrës ose barna imunosupresive.

Ky suplement nuk rekomandohet të përdoret gjatë periudhës së shtatzënisë ose ushqyerjes me gji.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes. 

90 Kapsula.
Përbërësit Vlerat ushqyese për 1 kapsulë 

Kantarion (Hypericum perforatum) (ekstrakt, pjesët mbitokësore të bimës)

I standardizuar për të përmbajtur 0,3% hipericinë (900 mcg për kapsulë)

300 mg

 

Përbërësit jo-mjekësorë: Niseshte orizi, kapsulë xhelatinoze (xhelatinë, ujë i pastruar), stearat magnezi me origjinë bimore (lubrifikant), silicë.

Back to Top