Webber Naturals Super Prostate x 60 Softgels
Webber Naturals Super Prostate është një suplement i formuluar posaçërisht për meshkujt, që kombinon ekstrakt të standardizuar të saw palmetto, ekstrakt hithre, vaj të farave të kungullit, likopen, zink dhe selen, për të kontribuar në shëndetin e prostatës dhe për të ndihmuar në lehtësimin e simptomave urinare të lidhura me hiperplazinë beninje të prostatës (BPH) të lehtë deri të moderuar.
Formula ndihmon në lehtësimin e shqetësimeve të tilla si rrjedhja e dobët e urinës, zbrazja jo e plotë e fshikëzës dhe urinimi i shpeshtë gjatë ditës ose natës, të cilat mund të shoqërojnë zmadhimin e prostatës.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Ekstrakt Saw Palmetto (Serenoa repens) –> Ndihmon në lehtësimin e simptomave urinare të lidhura me hiperplazinë beninje të prostatës të lehtë deri të moderuar.
- Ekstrakt hither (Urtica dioica) –> Ndihmon në mbështetjen e shëndetit të prostatës dhe funksionit urinar.
- Vaj i farave të kungullit (Cucurbita pepo) –> Kontribuon në përmirësimin e shëndetit të prostatës.
- Zink –> Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe në mirëmbajtjen e funksionit normal të organizmit.
- Ekstrakt domateje (Lycopersicon esculentum) –> Ofron likopen, i cili kontribuon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
- Selen –> Kontribuon në funksionimin normal të tiroides, sistemit imunitar dhe mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Kombinon përbërës bimorë dhe ushqyes në një formulë të vetme.
- Ndihmon në lehtësimin e simptomave urinare të lidhura me hiperplazinë beninje të prostatës të lehtë deri të moderuar.
- Suplementi kontribuon në përmirësimin e funskionit të prostatës.
- Formulë e përshtatur posaçërisht për meshkujt.
- Suplementi vjen në formë kapsule të butë xhelatinoze, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.
Webber Naturals Super Prostate është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga meshkujt në moshë të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 kapsulë të butë xhelatinoze në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat ushqyese për 1 kapsulë të butë xhelatinoze |
|
Saw Palmetto (Serenoa repens) (frut) (85–95% acide yndyrore) |
125 mg |
|
Ekstrakt hithre 10:1 (Urtica dioica) (rrënjë) |
75 mg |
|
Vaj farash kungulli (Cucurbita pepo) (farë) |
480 mg |
|
Zink (citrat) |
15 mg |
|
Ekstrakt domateje (Lycopersicon esculentum) (pulpë e frutit) (6% likopen) |
5 mg |
|
Selen (maja me përmbajtje të lartë seleniumi) [siguruar nga SelenoExcell (Saccharomyces cerevisiae)] |
55 µg |
Përbërësit jo-mjekësorë: Kapsulë xhelatinoze (xhelatinë, glicerinë, ujë i pastruar, pluhur karobi), lecitinë, dyllë i verdhë blete.