SUPLEMENTE DHE USHQIME

Webber Naturals Turmeric Curcumin 3,050mg x 60 Capsules

Suplement ushqimor me përmbajtje të lartë kurkumine, i formuluar për të përmirësuar shëndetin e kyçeve, funksionin anti-inflamator natyral të organizmit dhe mirëqenien e përgjithshme.
In stock
SKU
webb10
Special Price 1 600 Lekë Regular Price 2 000 Lekë
-20%

Curcumin, është përbërësi kryesor aktiv i turmericës, i cili përdoret në mjekësinë bimore si anti-inflamator për të ndihmuar në lehtësimin e dhimbjeve të nyjeve.

Kurkuma (Curcuma longa) është një bimë mjekësore nga e cila nxirret përbërësi aktiv kryesor, kurkumina, e njohur për vetitë e saj antioksiduese dhe anti-inflamatore. Kurkumina është komponenti biologjikisht aktiv që kontribuon në shumicën e efekteve të kurkumës në organizëm, veçanërisht në mbështetjen e shëndetit të kyçeve dhe reagimit natyral anti-inflamator.

Në këtë formulë, kurkumina është e standardizuar dhe e përqendruar për të ofruar efektivitet më të lartë se kurkuma e zakonshme, duke ndihmuar në neutralizimin e radikaleve të lira dhe në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. Gjithashtu, ajo mbështet funksionin normal të sistemit tretës dhe kontribuon në mirëqenien e përgjithshme të organizmit.

Një kapsulë përmban 550 mg pluhur turmeric dhe 50 mg ekstrakt turmeric, të standardizuar në 95% kurkuminoide, duke siguruar ekuivalentin e 3,050 mg të bimës së papërpunuar!

Avantazhet e përdorimit të këtij suplmenti janë:

  1. Kontribuon në shëndetin e nyjeve dhe përmirëson lëvizshmërinë e tyre për një aktivitet të rehatshëm gjatë ditës. 
  2. Ndihmon trupin të luftojë inflamacionin në mënyrë natyrale. 
  3. Përmirëson tretjen dhe ndihmon në menaxhimin e gazrave të barkut. 
  4. Forcon shëndetin e mëlçisë dhe funksionin e sistemit tretës. 
  5. Ofron mbrojtje antioksiduese për qelizat dhe indet. 
  6. Formulë vegane dhe e lehtë për t’u përdorur, edhe në përdorim të përditshëm.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës.

Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë. 

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Konsultohuni me mjekun para përdorimit nëse jeni shtatzënë, keni gurë në tëmth, bllokim të kanalit të tëmthit, ulcerë stomaku ose acid të tepërt stomaku, ose nëse po merrni medikamente antiplatetare ose hollues të gjakut.

Konsultohuni me mjekun nëse simptomat vazhdojnë ose përkeqësohen.

Mbajeni larg fëmijëve.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

60 Kapsula.
Përbërës Vlerat mesatare për 1 kapsulë

Turmeric Powder (Curcuma longa) (rhizome)

550 mg

Turmeric Extract 50:1 (Curcuma longa) (95% curcuminoids)

50 mg

Kapsulë vegjetariane (gomë karbohidrate, ujë i pastër), celulozë mikrokrishtë, stearat magnezi i klasës bimore (lubrifikant), silikë.

Suplementi nuk përmban ngjyra artificiale, konservues ose ëmbëlsues.

Suplementi gjithashtu nuk përmban produkte qumështi, niseshte, sheqer, grurë, gluten, maja, sojë, misër, vezë, peshk, fruta deti, produkte shtazore, kripë, arra pemësh apo OMGJ.

Suplementi është i  përshtatshëm për veganë dhe vegjetarianë.

Back to Top