Webber Naturals Ultra Testosterone Boost x 45 Tablets
Webber Naturals Ultra Testosterone Boost është një suplement i specializuar për meshkujt, i formuluar me ekstrakt fenugreku Testofen, ashwagandha Sensoril, maca, zink dhe bor, për të ndihmuar në ruajtjen e niveleve të testosteronit të lirë brenda kufijve normalë, në ruajtjen e libidos dhe në reduktimin e simptomave të stresit dhe rënies së androgjeneve të lidhur me moshën.
Formula kombinon përbërës bimorë të standardizuar me minerale për një qasje gjithëpërfshirëse ndaj shëndetit hormonal dhe seksual të meshkujve. Suplementi mund të jetë veçanërisht i përshtatshëm për meshkujt që përjetojnë lodhje, vështirësi në gjumë, nervozizëm ose vështirësi në përqendrim të lidhura me stresin, si dhe për ata që duan të ruajnë qëndrueshmërinë muskulare.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Ekstrakt fenugreku Testofen-> Ndihmon në ruajtjen e libidos dhe niveleve të shëndetshme të testosteronit.
- Ekstrakt maca-> Ndihmon në mbështetjen e energjisë dhe vitalitetit seksual.
- Ekstrakt ashwagandha Sensoril-> Ndihmon në reduktimin e simptomave të stresit.
- Zink (citrat)-> Kontribuon në metabolizmin normal të hormoneve.
- Bor (citrat)-> Kontribuon në funksionimin normal të organizmit.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Formulë e përshtatur posaçërisht për shëndetin hormonal dhe seksual të meshkujve.
- Ndihmon në ruajtjen e niveleve të testosteronit të lirë brenda kufijve normalë.
- Ndihmon në ruajtjen e dëshirës dhe funksionit seksual.
- Ndihmon në përballimin e lodhjes dhe simptomave të lidhura me stresin.
- Mund të kontribuojë në qëndrueshmërinë muskulare gjatë ushtrimeve intensive.
- Kombinon ekstrakte bimore të standardizuara me zink dhe bor në një formulë të vetme.
- Suplementi vjen në formë tablete, e cila e bën të lehtë dhe praktik përdorimin.
Webber Naturals Ultra Testosterone Boost është i përshtatshëm për përdorim nga meshkujt mbi moshën 18 vjeç.
Rekomandohet të merrni 2 tableta në ditë, nëse është e mundur pas vakteve ushqimore kryesore të ditës. Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet disa orë para ose pas marrjes së barnave ose suplementeve bimore.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapje.
| Përbërësit | Vlerat ushqyese për 1 tabletë |
|
Ekstrakt fenugreku Testofen 33:1 (Trigonella foenum-graecum) (farë) (50% saponina) (Ekuivalent me 9900 mg fenugrek total) |
300 mg |
|
Ekstrakt maca 6:1 (Lepidium meyenii) (rrënjë) (Ekuivalent me 750 mg maca totale) |
125 mg |
|
Ekstrakt ashwagandha Sensoril (Withania somnifera) (rrënjë dhe gjethe) (32–45% withanolide oligosaccharides, 10–20% glikozide withanolide dhe 0,05–0,5% withaferin A) |
62.5 mg |
|
Zink (citrat) |
15 mg |
|
Bor (citrat) |
0.35 mg |
Përbërës jo-mjeksësorë: Fosfat dikalciumi dihidrat, celulozë, kroskarmelozë natriumi, acid stearik, stearat magnezi me origjinë bimore, silicë.