SUPLEMENTE DHE USHQIME

Webber Naturals Vitamin B12 1000mcg (Methylcobalamin) x 80 Sublingual Tablets

Suplement ushqimor që ofron vitaminë B12 në formën e metilkobalaminës, i formuluar për të kontribuar në metabolizmin e energjisë, funksionin normal të sistemit nervor dhe formimin e qelizave të kuqe të gjakut.
In stock
SKU
webb4
Special Price 1 320 Lekë Regular Price 1 650 Lekë
-20%

Suplementi Webber Naturals Vitamin B12 1000 mcg (Methylcobalamin) siguron vitaminën thelbësore për energji në formën e saj më aktive! 

Vitamina B12 (Methylcobalamin)

Vitamina B12 në formën metilkobalaminë është forma biologjikisht aktive e vitaminës B12, që organizmi mund ta përdorë drejtpërdrejt pa nevojë për shndërrim. Ajo luan një rol thelbësor në formimin e qelizave të kuqe të gjakut, sintezën e ADN-së dhe funksionimin normal të sistemit nervor.

Methylcobalamina është veçanërisht e rëndësishme për mbështetjen e shëndetit nervor, pasi kontribuon në mirëmbajtjen e mbështjellësit të mielinës që mbron fibrat nervore dhe ndihmon në transmetimin normal të impulseve nervore. Gjithashtu, ajo mbështet metabolizmin e energjisë duke marrë pjesë në proceset që shndërrojnë ushqimin në energji në nivel qelizor.

Si një vitaminë esenciale që nuk prodhohet nga organizmi, B12 duhet të merret përmes ushqimit ose suplementeve, veçanërisht në rastet kur marrja dietike ose përthithja është e pamjaftueshme.

Këto tableta sublinguale vendosen nën gjuhë dhe shkrihen lehtësisht për t’u futur shpejt në qarkullimin e gjakut, duke dhënë kështu një tretje dhe përthithje të shpejt dhe një biodisponibilitet të lartë.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ndihmon në parandalimin e mungesës së vitaminës B12 dhe mbështet metabolizmin e energjisë në trup. 
  2. Ndihmon në formimin e qelizave të kuqe të gjakut. 
  3. Kontribuon në funksionin normal të sistemit imunitar. 
  4. Metilkobalamin është një formë e bioaktive e vitaminës B12 me përthithje të lartë. 
  5. Ndihmon në ruajtjen e metabolizmit të shëndetshëm. 
  6. Tableta sublinguale që shkrihen shpejt nën gjuhë, të cilat e bëjnë suplementin me një përthithje dhe biodisponibilitet thuajse maksimal.

Ky suplement është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 tabletë nën gjuhë çdo ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës.

Mos e tejkaloni dozën e rekomandur ditore. 

Të mbahet larg nga fëmijët.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

80 Sublingual Tablets/ Tableta që vendosen nën gjuhë.
Përbërës Vlerat mesatare për 1 tabletë

Vitamin B12 (methylcobalamin)

1000 mcg

Suplementi përmban edhe lëndë të tjera si : Monohidrat laktoze, celulozë, natrium kroskarmelozë, stearat magnezi i klasës bimore (lubrifikant).

Suplementi nuk përmban ngjyra artificiale, konservues ose ëmbëlsues.

Suplementi gjithashtu nuk përmban niseshte, sheqer, grurë, gluten, maja, sojë, misër, vezë, peshk, fruta deti, kripë, arra pemësh apo OMGJ.

Suplementi është i përshtatshëm për vegjetarianë.

Back to Top