Vitamina dhe Suplemente

Webber Naturals Vitamin D3 2500 IU x 75 Gummies

Suplement ushqimor në formë hariobosh të përtypshme, me vitaminë D3, i formuluar për të ndihmuar në parandalimin e mungesës së vitaminës D, në ruajtjen e shëndetit të kockave dhe funksionimit normal të sistemit imunitar.
In stock
SKU
Webb57
Special Price 1 600 Lekë Regular Price 2 000 Lekë
-20%

Webber Naturals Vitamin D3 Extra Strength 2500 IU Gummies është një suplement ushqimor në formë të haribove të përtypshme me vitaminë D3 (kolekalciferol), që siguron 2500 IU (62,5 mcg) vitaminë D3 për çdo haribo. Formula është krijuar për të ndihmuar në parandalimin e mungesës së vitaminës D, në ruajtjen e kockave dhe dhëmbëve të shëndetshëm dhe në funksionimin normal të sistemit imunitar.

Haribot kanë shije natyrale të frutave të pyllit dhe pjeshkës dhe janë pa xhelatinë, duke i bërë një alternativë praktike dhe të këndshme për marrjen e vitaminës D3. Suplementi është gjithashtu pa ngjyrues artificialë dhe konservues dhe është i përshtatshëm për vegjetarianë. 

Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:

  • Vitamina D3 (kolekalciferol) –> Ndihmon në përthithjen e kalciumit dhe fosforit, duke kontribuar në mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve të shëndetshëm dhe në funksionimin normal të sistemit imunitar. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ndihmon në ruajtjen e niveleve të përshtatshme të vitaminës D në organizëm.
  2. Kontribuon në forcimin dhe mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve. 
  3. Ndihmon në funksionimin normal të sistemit imunitar. 
  4. Ndihmon në përthithjen dhe përdorimin e kalciumit nga organizmi. 
  5. Ndihmon në uljen e rrezikut të mungesës së vitaminës D. 
  6. Mund të kontribuojë në uljen e rrezikut të osteoporozës, së bashku me marrje të mjaftueshme të kalciumit, ushqyerje të shëndetshme dhe aktivitet fizik të rregullt.
  7. Suplementi vjen në formë të haribove të përtypshme me shije natyrale të frutave të pyllit dhe pjeshkës, duke e bërë më të lehtë dhe praktik përdorimin.
  8. I përshtatshëm për ata persona që kanë vështirësi në gëlltitjen e tabletave dhe kapsulave.

Suplementi Webber Naturals Vitamin D3 Extra Strength 2500 IU Gummies është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 haribo të përtypshme në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Këshillohet konsultimi me mjekun ose farmacistin përpara përdorimit të këtij suplementi nëse jeni shtatzënë, nëse ushqeni me gji ose nëse jeni në një trajtim me medikamente.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

75 Gummies / Haribo të përtypshme.
Përbërësit Vlerat ushqyese për 1 haribo të përtypshme

Vitamina D3 (kolekalciferol)

2500 IU (62,5 mcg)

 

Përbërësit jo-mjekësorë: Shurup tapioke, sheqer kallami, ujë i pastruar, koncentrat lëngu molle, pektinë, acid citrik, citrat natriumi, aroma natyrale, dyll karnaube, vaj vegjetal, antocianina.

Back to Top