Vitamina dhe Suplemente

WomenSense BladderSense Urinary x 90 Capsules

Suplement ushqimor natyral i formuluar me ekstrakt të tretshëm në ujë të farave të kungullit, për kujdesin e fshikëzës dhe funksionimin normal të saj, duke ndihmuar në menaxhimin e shpeshtësisë dhe kontrollit të urinimit.
In stock
SKU
WomenSense1
3 000 Lekë

WomenSense BladderSense Urinary është një suplement ushqimor natyral i formuluar për kujdesin e fshikëzës dhe funksionimin normal të traktit urinar, me ekstrakt të tretshëm në ujë të farave të kungullit (Cucurbita pepo), i cili është lehtësisht i përthithshëm nga organizmi.

Formula është krijuar për të ndihmuar në menaxhimin e irritimit të fshikëzës dhe problemeve të lidhura me urinimin, duke u përdorur si terapi plotësuese në kujdesin e fshikëzës te gratë dhe burrat. Tek meshkujt, farat e kungullit përdoren në mjekësinë bimore për lehtësimin e problemeve të urinimit që lidhen me fazat e hershme të hiperplazisë beninje të prostatës (BPH).

Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:

  • Ekstrakt i tretshëm në ujë i farave të kungullit (Cucurbita pepo)-> Përdoret në mjekësinë bimore si terapi plotësuese për irritimin e fshikëzës dhe për kujdesin ndaj problemeve të urinimit, ndërsa forma e tretshme në ujë favorizon përthithjen e tij nga organizmi. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë: 

  1. Ndihmon në kujdesin e përditshëm të fshikëzës.
  2. Ndihmon në lehtësimin e irritimit të fshikëzës. 
  3. Mund të ndihmojë në përmirësimin e kontrollit dhe funksionit të urinimit. 
  4. I përshtatshëm për kujdesin e traktit urinar si te gratë, ashtu edhe te burrat. 
  5. Te meshkujt, mund të përdoret si pjesë e kujdesit gjatë fazave të hershme të zmadhimit beninj të prostatës (BPH). 
  6. I përshtatshëm për veganë dhe vegjetarianë. 
  7. Suplementi vjen në formë kapsule, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.

Suplementi WomenSense BladderSense Urinary është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur sipas udhëzimeve të mëposhtme:

  • 2 javët e para: Rekomandohet të merrni 1 kapsulë, tri herë në ditë, nëse është e mundur pas vakteve ushqimore kryesore të ditës.
  • Pas 2 javëve përdorim: Rekomandohet të merrni 1 kapsulë, dy herë në ditë, nëse është e mundur pas vakteve ushqimore kryesore të ditës. 

Kapsulat të gëlltiten me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Këshillohet të konsultoheni me mjekun përpara përdorimit të këtij suplementi nëse jeni gjatë periudhës së shtatzënise ose ushqeni me gji fëmijën.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

90 Kapsula.
Përbërësit Vlerat ushqyese për 1 kapsulë

Ekstrakt i tretshëm në ujë i farave të kungullit (Cucurbita pepo)

262 mg

 

Përbërësit jo-mjekësorë: Celulozë mikrokristaline, kapsulë vegjetariane (celulozë, ujë i purifikuar), stearat magnezi me gradë vegjetale (lubrifikant), silicë.

Back to Top