Vitamina dhe Suplemente

WomenSense PCOSense Powder, 129g

Suplement ushqimor natyral në formë pluhuri, i formuluar për të ndihmuar në menaxhimin e çrregullimeve hormonale dhe metabolike të lidhura me sindromën e vezoreve policistike (PCOS), duke kontribuar në ruajtjen e një cikli menstrual dhe metabolizmi të shëndetshëm.
In stock
SKU
WomenSense5
3 500 Lekë

WomenSense PCOSense është një suplement ushqimor natyral në formë pluhuri, i formuluar posaçërisht për gratë me sindromën e vezoreve policistike (PCOS), duke ndihmuar në menaxhimin e çrregullimeve hormonale dhe metabolike që lidhen me këtë gjendje. Formula kombinon mio-inozitol dhe D-chiro-inozitol në raportin 40:1, së bashku me folat dhe vitaminën B12, për një qasje të gjithanshme ndaj kujdesit të shëndetit hormonal dhe metabolik.

PCOSense kontribuon në ruajtjen e metabolizmit të shëndetshëm të glukozës dhe ndjeshmërisë ndaj insulinës, si dhe në mbështetjen e një cikli menstrual normal dhe funksionit riprodhues te gratë me PCOS. Formula mund të kontribuojë gjithashtu në ruajtjen e cilësisë së vezëve dhe në reduktimin e nivelit të testosteronit në gjak, duke e bërë atë një zgjedhje të përshtatshme për kujdesin ushqimor të grave që përballen me çrregullimet hormonale dhe metabolike të lidhura me PCOS.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Mio-inozitol-> Kontribuon në ruajtjen e metabolizmit të shëndetshëm të glukozës dhe ndjeshmërisë ndaj insulinës te gratë me PCOS.
  • D-chiro-inozitol-> Plotëson veprimin e mio-inozitolit dhe kontribuon në ekuilibrin hormonal dhe metabolik. 
  • Folat-> Kontribuon në metabolizmin normal të lëndëve ushqyese dhe në funksionimin normal të qelizave. 
  • Vitamina B12-> Kontribuon në metabolizmin normal të energjisë dhe në funksionimin normal të sistemit nervor. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ndihmon në ruajtjen e një cikli menstrual normal te gratë me PCOS.
  2. Kontribuon në një metabolizëm të shëndetshëm të glukozës dhe ndjeshmëri normale ndaj insulinës. 
  3. Ndihmon në ruajtjen e funksionit normal të vezoreve dhe cilësisë së vezëve. 
  4. Mund të kontribuojë në përmirësimin e rezultateve të fertilizimit in vitro (IVF) te gratë me PCOS. 
  5. Ndihmon në ruajtjen e metabolizmit normal të lëndëve ushqyese.
  6. Suplementi vjen në formë pluhuri, i cili mund të tretet lehtësisht në ujë dhe e bën përdorimin të thjeshtë e praktik.

Suplementi WomenSense PCOSense është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga gratë.

Rekomandohet të përzieni 1 masë (2,15 g) në 250 ml ujë derisa pluhuri të tretet plotësisht. Rekomandohet të merret dy herë në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit. 

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore. 

Këshillohet të konsultoheni me mjekun përpara përdorimit të këtij suplementi nëse jeni gjatë periudhës së shtatzënise ose ushqeni me gji fëmijën.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Pluhur, 129 g.
Përbërësit Vlerat ushqyese për një dozë (2.15 g)

Mio-inozitol

2 g

D-chiro-inozitol

50 mg

Folat (L-5-metiltetrahidrofolat, kripë kalciumi)

200 mcg

Vitamina B12 (metilkobalaminë)

1.5 mcg

 

Përbërësit jo-mjekësorë: Pluhur i lëvores së orizit (Oryza sativa).

Back to Top