WomenSense ThyroSense Thyroid Formula x 90 Capsules
WomenSense ThyroSense Thyroid Formula është një suplement ushqimor me formulë ushqyese dhe bimore, i formuluar për të kontribuar në shëndetin dhe funksionimin normal të gjëndrës tiroide, si dhe në aftësinë e organizmit për të metabolizuar lëndët ushqyese.
Formula kombinon L-tirozinë, ashwagandha, guggul, acid pantotenik, jod, selen, bakër dhe mangan, duke ofruar një kombinim të përbërësve të përzgjedhur për kujdesin ndaj funksionit të tiroides dhe proceseve metabolike të organizmit.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- L-Tirozina –> Aminoacid që merr pjesë në formimin e hormoneve tiroide.
- Ashwagandha (Withania somnifera) –> Ekstrakt bimor i përfshirë në formulë për kujdesin ndaj shëndetit të gjëndrës tiroide.
- Guggul (Commiphora mukul)–> Ekstrakt bimor i përdorur në formulë për kujdesin ndaj funksionit të tiroides dhe metabolizmit.
- Acidi pantotenik (Vitamina B5) –> Kontribuon në metabolizmin normal të energjisë dhe të lëndëve ushqyese.
- Jodi –> Kontribuon në prodhimin normal të hormoneve tiroide dhe në funksionimin normal të gjëndrës tiroide.
- Seleni –> Kontribuon në funksionimin normal të gjëndrës tiroide dhe në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
- Bakri dhe mangani–> Kontribuojnë në metabolizmin normal të energjisë dhe në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
Avantazhet e përdorimit të këij suplementi janë:
- Kontribuon në shëndetin e gjëndrës tiroide.
- Ndihmon në funksionimin e gjëndrës tiroide.
- Ndihmon organizmin në metabolizimin e lëndëve ushqyese.
- Suplementi vjen në formë kapsule, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.
Suplementi WomenSense ThyroSense Thyroid Formula është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 2-4 kapsula në ditë, preferueshëm 2 kapsula në mëngjes dhe 2 kapsula në drekë. Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas ushqimit dhe kapsulat të gëlltiten me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Ky suplement nuk rekomandohet të përdoret gjatë periudhës së shtatzënisë ose ushqyerjes me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat ushqyese për 2 kapsula |
|
L-Tirozinë |
500 mg |
|
Ekstrakt Ashwagandha (5:1) (Withania somnifera) (rrënjë) |
150 mg |
|
Ekstrakt Guggul (Commiphora wightii) (oleorezinë e gomës) (2,5% guggulsterone) |
120 mg |
|
Acid pantotenik (d-pantotenat kalciumi) |
100 mg |
|
Bakër (glukonat) |
500 mcg |
|
Mangan (citrat) |
500 mcg |
|
Jod (jodur kaliumi) |
100 mcg |
|
Selen (selenomethionine) |
50 mcg |
Përbërësit jo-mjekësorë: Kapsulë vegjetariane (gomë karbohidratik, ujë i purifikuar), celulozë mikrokristaline, stearat magnezi me origjinë bimore (lubrifikant).