Vitamina dhe Suplemente

WomenSense VeinSense Beautiful Legs Formula x 90 Capsules

Suplement ushqimor i formuluar për të kontribuar në ruajtjen e shëndetit dhe strukturës së venave, në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe në reduktimin e dukshmërisë së venave varikoze dhe venave në formë rrjete merimange.
In stock
SKU
WomenSense7
3 500 Lekë

WomenSense VeinSense Beautiful Legs Formula është një suplement ushqimor i formuluar për të kontribuar në shëndetin dhe funksionimin normal të venave, në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe në reduktimin e dukshmërisë së venave varikoze dhe venave në formë rrjete merimange.

Formula kombinon diosminën dhe hesperidinën, bioflavonoide me origjinë nga agrumet, me ekstrakte të gështenjës së kalit dhe rusco-s (Butcher’s Broom), të përzgjedhura për kujdesin ndaj qarkullimit venoz dhe strukturës së venave. VeinSense mund të ndihmojë në lehtësimin e shqetësimeve, si dhimbja, ënjtja dhe ngërçet e këmbëve, si dhe në reduktimin e mbajtjes së lëngjeve që mund të shkaktojë ndjesi presioni dhe rëndese në këmbë.

Është i përshtatshëm për vegjetarianë dhe veganë dhe është pa gluten dhe pa OMGJ. 

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Diosmina –> Bioflavonoid që kontribuon në shëndetin dhe funksionimin normal të venave.
  • Hesperidina –> Bioflavonoid me veti antioksiduese që kontribuon në kujdesin ndaj enëve të gjakut. 
  • Ekstrakti i gështenjës së kalit –> Përdoret në mjekësinë bimore për të ndihmuar në lehtësimin e simptomave të pamjaftueshmërisë venoze.
  • Ekstrakti i rusco-s (Ruscus aculeatus) –> Përdoret në mjekësinë bimore për kujdesin ndaj qarkullimit venoz dhe funksionit të venave. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Kontribuon në ruajtjen e strukturës dhe funksionit të shëndetshëm të venave.
  2. Ndihmon në përmirësimin e qarkullimit venoz. 
  3. Ndihmon në lehtësimin e dhimbjes, ënjtjes dhe ngërçeve të këmbëve të lidhura me pamjaftueshmërinë venoze. 
  4. Ndihmon në reduktimin e mbajtjes së lëngjeve dhe ndjesisë së presionit në këmbë. 
  5. Ndihmon në reduktimin e dukshmërisë së venave varikoze dhe venave në formë rrjete merimange. 
  6. Suplementi vjen në formë kapsule, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.

Suplementi WomenSense VeinSense Beautiful Legs Formula është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë tri herë në ditë, nëse është e mundur pas vakteve ushqimore kryesore të ditës. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Këshillohet të konsultoheni me mjekun përpara përdorimit të këtij suplementi nëse jeni gjatë periudhës së shtatzënisë ose ushqeni me gji fëmijën.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

90 Kapsula.
Përbërësit Vlerat ushqyese për 1 kapsulë

Diosminë (Citrus sinensis) (lëvore)

300 mg

Ekstrakt i gështenjës së kalit (Aesculus hippocastanum, 18% escinë) (farë)

167 mg

Ekstrakt i rusco-s (Ruscus aculeatus, 10% ruskogjenina) (rizomë)

33 mg

Hesperidinë (Citrus sinensis) (frut)

33 mg

 

Përbërësit jo-mjekësorë: Celulozë mikrokristaline, kapsulë vegjetariane (celulozë, ujë i purifikuar, silicë), stearat magnezi me origjinë bimore (lubrifikant).

Back to Top