Now Zinc 50mg, 100 Tablets
Suplementi Now Now Zinc 50 mg ka një formulë të pasur.
Zinku është thelbësor për funksionimin normal të shumë organeve dhe sistemeve brenda trupit, përfshirë sistemin skeletor, imunitar, nervor dhe endokrin. Zinku është një mineral i domosdoshëm si ko-faktor për qindra reaksione enzimatike që lidhen me metabolizmin e proteinave dhe karbohidrateve, sintezën e ARN/ADN-së dhe sinjalizimin ndërqelizor. Gjithashtu njihet për rolin e tij kritik në aktivitetet e neutralizimit të radikalëve të lirë dhe është veçanërisht i dobishëm për ruajtjen e një procesi të shëndetshëm të plakjes.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë :
- Mbështet sistemin imunitar, sepse ndihmon trupin të luftojë infeksionet dhe të ruajë mbrojtjen natyrale.
- Promovon shëndetin e lëkurës duke kontribuar në rigjenerimin e qelizave dhe mbajtjen e lëkurës së shëndetshme.
- Mbështet funksionimin normal të organeve dhe sistemeve, duke përfshirë sistemin skeletor, nervor dhe endokrin.
- Ndihmon metabolizmin e proteinave dhe karbohidrateve, sepse është një ko-faktor i shumë reaksioneve enzimatike të rëndësishme.
- Përmirëson sintezën e ARN/ADN-së, pra mbështet riprodhimin dhe riparimin qelizor.
- Ndihmon në neutralizimin e stresit oksidativ.
Rekomandohet të merrni 1 tabletë në ditë, përgjatë një vakti.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Nutrients | Amount per Serving | % Daily Value |
|
Zinc (elemental)(from 403 mg Zinc Gluconate) |
50 mg | 455% |
Formula përmban përbërës të tjerë si : Mikrokristal celulozë, mbulesë vegjetariane, stearat magnezi (burim bimor) dhe dioksid silikoni.
Formula nuk përmban lëndë të tilla si : grurë, gluten, sojë, qumësht, vezë, peshk, fruta deti, arra ose susam.
Prodhohet në një objekt GMP që përpunon edhe përbërës të tjerë që mund të përmbajnë këta alergjenë.