SUPLEMENTE DHE USHQIME

Now ZMA Veg Capsules

Suplement ushqimor që kombinon zinkun, magnezin dhe vitaminën B6 për të mbështetur performancën muskulore, rigjenerimin natyral dhe ekuilibrin hormonal të trupit.
In stock
SKU
10125
Special Price 2 952 Lekë Regular Price 3 690 Lekë

Suplementi Now ZMA ka një formulë të pasur.

ZMA është një kombinim i zinkut, magnezit dhe vitaminës B6 i dizajnuar për të maksimizuar absorbimin dhe për të ndihmuar në rikuperimin pas stërvitjes. Zinku luan një rol qendror në rregullimin e rritjes së qelizave dhe riparimin e indeve, si dhe në ruajtjen e një sistemi imunitar të shëndetshëm. Magnezi është thelbësor për ruajtjen e balancës së elektroliteve, prodhimin e energjisë dhe funksionin normal neuromuskular. Për shkak se aktiviteti fizik mund të rrisë nevojën për këto dy minerale, ZMA është suplementi ideal për të ndihmuar në rivendosjen e tyre.

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë :

  1. Ndihmon muskujt të rigjenerohen më shpejt pas aktivitetit fizik. 
  2. Nxit rritjen dhe riparimin e indeve, sepse zinku luan rol kyç në rregullimin e rritjes së qelizave dhe riparimin e indeve. 
  3. Forcon sistemin imunitar, sepse zinku kontribuon në ruajtjen e një imuniteti të shëndetshëm. 
  4. Mbështet prodhimin e energjisë , pasi magnezi ndihmon në prodhimin e energjisë dhe funksionimin normal të muskujve. 
  5. Ruajt balancën e elektroliteve, sepse magnezi është i domosdoshëm për ekuilibrin e elektroliteve në trup. 
  6. Magnezi ndihmon që muskujt dhe nervat të funksionojnë si duhet. 
  7. Ndihmon në rivendosjen e mineraleve pas aktivitetit fizik.

Rekomandimi për meshkujt : Merrni 3 kapsula në ditë, më së miri me stomak bosh, 30-60 minuta para gjumit. Për rezultate më të mira, shmangni marrjen me produkte qumështi ose ushqime dhe suplemente të tjera që përmbajnë kalcium.

Rekomandimi për femrat : Merrni 2 kapsula në ditë, më së miri me stomak bosh, 30-60 minuta para gjumit.

Për rezultate më të mira, shmangni marrjen me produkte qumështi ose ushqime dhe suplemente të tjera që përmbajnë kalcium.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

90 Kapsula
Nutrients  Amount per Serving % Daily Value

Vitamin B-6
(from Pyridoxine HCl)

15 mg 882%

Magnesium (elemental)
(from Magnesium Aspartate and Magnesium Oxide)

450 mg 107%

Zinc (elemental)
(from Zinc Mono-L-methionine, Zinc Aspartate and Zinc Oxide)

30 mg 273%

Formula përmban përbërës të tjerë si : Hypromellose (kapsulë celuloze), Acid Stearik (burim bimor) dhe Dioksid Silikoni.

Formula nuk përmban lëndë të tilla si : grurë, gluten, sojë, qumësht, vezë, peshk, frutin e detit, arra pemësh ose susam.

Prodhimi bëhet në një fabrikë me standard GMP që përpunon edhe përbërës të tjerë që mund të përmbajnë këto alergene.

Back to Top